Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit, e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe zyrtarë komunalë.
Në fillim të mbledhjes, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nderim të kolegut tonë, Drejtorit për Bujqësi, z. Rifat Stojkaj.
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL)
3. Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor të punës së Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)
4. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm për Ndermarrjen Publike Lokale (NPL) “Higjiena”;
5. Shqyrtimi i draftit të parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029;
6. Shqyrtimi i Draft-Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Deçanit 2026–2028
7. Shqyrtimi i Ndryshim-Plotësimit të Rregullores për Punë të Kuvendit të Komunës së Deçanit, të datës 31.03.2022;
8. Shqyrtimi i kërkesave
9. Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u shqyrtuan dhe u miratuan nga Kuvendi Komunal. Gjatë diskutimeve, anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje dhe çështje të ndryshme drejtuar ekzekutivit komunal, të cilat u trajtuan dhe morën përgjigje gjatë mbledhjes.