Përparim Rama: Nëse Dejona Mihajli e mbron LDK-në, partia duhet ta shohë veten në pasqyrë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj Dejona Mihajlit, duke pretenduar se ajo ka refuzuar pranimin e një padie dhe duke vënë në pikëpyetje njohuritë e saj për institucionet dhe ligjet e Kosovës. Në një postim publik, Rama ka përdorur tone ironike, duke sugjeruar se Mihajli mund të ketë qenë e angazhuar në mbrojtje të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, ka shkruar ai. Deklarata e Ramës vjen në kuadër të polemikave të fundit politike, duke nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik lidhur me raportet ndërmjet akterëve politikë dhe pozicionimet e tyre në skenën politike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiq kundërshton zhvillimet në urën e Ibrit: Do të bisedoj me shefin e Ushtrisë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar paralajmërimin për tërheqjen e personelit të KFOR-it nga …