Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me ish Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqësinë e Saj, znj. Atifete Jahjaga, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, z. Jonathan Hargreaves, drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë e infermierë, përuruan veprën murale të ideuar nga Fondacioni Jahjaga në 7 qendrat rajonale të Kosovës të titulluar “Çast” me autore, artistet nga Mural Fest, Rema Salihu dhe Elba Gashi. Kjo është një vepër që i dedikohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sakrifica e tyre, themeli i lirisë sonë!
Falënderim Presidentes Jahjaga për iniciativën së cilës me përkushtim iu bashkuam, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.