Nderohet heroi i kombit Ibrahim Mazreku në 54 vjetorin e lindjes

Nën organizmin e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, është shënuar 54-vjetori i lindjes së dëshmorit dhe heroit të kombit Ibrahim Mazreku, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, zyrtar tjetër komunal, të shoqëruar edhe nga drejtoresha e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ibrahim Mazreku”, Rrezartë Mazreku-Kastrati, stafi i kësaj shkolle dhe familjarë, kanë bërë nderime te busti i heroit Ibrahim Mazrekut, në oborrin e shkollës, e cila mbanë emrin e heroit. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, tha se “ne si qeveri komunale, brenda fushëveprimit tonë, do të punojmë fuqishëm në realizimin e amanetit të dëshmorëve”. Drejtoresha e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, Rrezartë Mazreku-Kastrati, ka bërë të ditur se në kuadër të shënimit të datëlindjes së dëshmorit dhe heroit të kombit Ibrahim Mazreku, sot në ora 13:00, në sallën e kuvendit do të mbahet edhe një orë letrare dhe  përurim i veprës Vëzhgime Gjuhësore, me autor, Hamdi. R Mazreku.

May be an image of 4 people, monument and text

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …