Nderohet me “Mirënjohje” veterani i arsimit Ahmet Kalisi

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti Ahmet Kalisi, ish Arsimtarë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Ilaz Thaçi” në Han të Elezit. Ky takim është realizuar me rastin e pensionimit të Ahmet Kalisi, dhe për ta falënderuar për kontributin e tij shumëvjeçarë në arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve të Komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma, Nënkryetari i komunës Mallzum Qajani, Drejtori i DKA-së Menduh Vlashi dhe Akif Shkreta Drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Ilaz Thaçi”, i uruan shëndet dhe jetë të gjatë veteranit të arsimit Ahmet Kalisi i cili u nderua me ”Mirënjohje” nga komuna e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …