Ndonëse në kryeqytet janë 800 raste aktive me virusin korona, nuk parashihet mundësia e një mbylljeje totale në Prishtinë

Ndonëse në kryeqytet janë 800 raste aktive me virusin korona, nuk parashihet mundësia e një mbylljeje totale në Prishtinë

Komuna e Prishtinës vazhdon të përballet me numrin më të lartë të rasteve të reja me sëmundjen e infeksionit me COVID-19. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se aktualisht në kryeqytet janë 800 raste aktive me koronavirus. Ai ka kërkuar rritjen e numrit të testimeve për coronavirus, në mënyrë që zbulimi i sa më shumë rasteve të reja do ta pengonin përhapjen e mëtejme. Megjithatë, Gashi ka përjashtuar mundësinë e një mbylljeje totale në Prishtinë, duke thënë se kufizimi i orarit të lëvizjes nuk ka sjellë ndonjë rezultat të madh në të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …