leoni

Ndryshime të reja në ekzekutivin komunal të Deçanit

Muaji janar sjellë ndryshime në ekzekutivin komunal të Deçanit. Në një takim të  përbashkët më drejtorë të drejtorive komunale Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj ka bërë të ditur se që nga dt 09.01.2019 në ekzekutivin komunal ka ndryshime sa i përket udhëheqësve të drejtorive komunale. Në këtë takim bëri të ditur se ka nxjerr vendim për emërim të këtyre drejtorëve dhe lirime të atyre që kanë qenë të ngarkuar më këtë detyrë. Musa Berisha – Drejtorë i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ku deri më tani këtë dikaster e ka udhëhequr Ibrahim Selmonaj. Bekim Vishaj –Drejtor i Drejtorisë për Arsim –deri më tani këtë dikaster e ka udhëhequr Qazim Maloku i cili tashmë është emëruar ushtrues i detyrës në SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit,, në Deçan. Leonora Ukëhajdaraj –Drejtoreshë e Drejtorisë  për Kulturë, Rini dhe Sporte deri më tani ky dikaster është udhëhequr nga Faik Doda i cili tashmë është emëruar  Këshilltar për Kulturë, Rini dhe Sporte. Ndërsa në dikasteret tjera vazhdojnë të udhëhiqen nga drejtorët të cilët kanë qenë të emëruar më deri më tani. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik udhëhiqet nga Fitore Shala, Drejtoria për  Administratë Komunale udhëhiqet nga Jashar Dobra, Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural udhëhiqet nga Nasim Haradinaj, Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë  udhëhiqet nga Agron Muslijaj, Drejtoria për Inspeksion udhëhiqet nga Halil Tolaj, Drejtoria për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, Drejtoria për Bungjet dhe Financa nga Agron Demukaj dhe Drejtoria për Urbanizëm nga Ramë Melaj. Ndryshe nga ky takim i përbashkët u bë e ditur nga i pari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj se deri në fund të muajit Janar 2019 priten edhe ndryshime të reja në ekzekutivin komunal, ky ndryshim bëhet për të sjellë një përformancë më të mirë të institucionit komunal në mënyrë që të jemi sa më afër shërbimit dhe kërkesave të qytetarëve të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …