Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta me homazhe dhe Akademi Përkujtimore u nderua e jeta dhe vepra e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës

Sot, në sallë e Kuvendit Komunal në prani të kryetarit Latifi, familjes Cena, bashkëluftëtarët e kolegët e tij, familjet e dëshmorëve, organizatat që përfaqësojnë vlerat e luftës çlirimtare, Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. dr. Mentor Alishani, qytetarëve u përkujtua një personalitet që la gjurmë në kujtesën tonë e që do t’u shërbejnë edhe brezave që vijnë pas nesh. “U bë një vit nga ndarja me profesor Sabahajdin Cenën, e sot u mblodhëm për të përkujtuar jetën dhe veprën e tij. Publikimet e librave monografik dhe shkrimet e shumta publicistike kanë dëshmuar nivel akademik dhe ky nivel e ka diferencuar Profesorin nga shumë të tjerë. Presim që në të ardhmen të kemi në duar edhe libra të tjerë të tij, siç është edhe tema e doktoratës, që është një punim me rëndësi shkencore e akademike, si dhe vëllimin e katërt të “Konikë nëpër stuhi” që e la në dorëshkrim. Në përvjetorin e parë të vdekjes së tij dhe në përvjetorët tjerë, besojmë se do të ketë qasje meritore për këtë personalitet të rëndësishëm dhe se brezat e ardhëm do të krenohen me luftën dhe punën e madhe të Profesor Sabahajdin Cenës dhe brezit të tij të intelektualëve e luftëtarëve të lirisë”.- u shpreh kryetari Latifi. Nderim e respekt për profesorin Sabahajdin Cena!

May be an image of 3 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …