leoni

Në 17-vjetorin e rënies janë përkujtuar 28 dëshmorë të kombit dhe 32 martirë, të rënë në Rakoc të Kaçanikut

Në 17-vjetorin e rënies janë përkujtuar 28 dëshmorë të kombit dhe 32 martirë, të rënë në Rakoc të Kaçanikut

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Qamil Ilazi, në vendin e rënies së 19 dëshmorëve dhe 24 martirëve, në Rakoc, në fjalën e tij para të pranishmëve në përkujtimin e tyre ka thënë  se duke kujtuar dëshmorët e Rakocit kujtojmë dëshmorët e Kaçanikut, duke kujtuar dëshmorët e Kaçanikut kujtojmë të gjithë dëshmorët e Kosovës, sepse gjaku  tyre u bë simbol lirie e pavarësie dhe falë gjakut të tyre ne shijojmë lirinë dhe të arriturat e deritanishme.

Në fjalën e rastit ish-zëvëndës komandanti i Brigadës 162 Agim Bajrami, z. Hajrush Kurtaj, evokoi kujtimet për rëniet e martirizimit e  9 Prillit. “ Në këto tubime si ky sot, ne përkujtojmë të rënët e 9 prillit 1999, por këtu jemi edhe me një qëllim tjetër shumë fisnik, sepse në një ngjarje si kjo ne marrim frymëzime të reja dhe motiv shtesë për angazhimet tona të mëtejme ndaj atdheut dhe idealit me të cilin u frymëzuan, luftuan dhe ranë dëshmorët e UÇK-së” ka thënë mes tjerash, Hajrush Kurtaj.  Në këtë tubim përshëndetën edhe Besnik Bajra nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së- dega në Kaçanik si dhe në emër të familjeve të dëshmorëve, Shaban Çaka. Në emër të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së foli Shefket Troni “ 17 vjet më parë 9 Prill 1999, shumë të rinjë e të reja, luftëtarë të paepur të krahinës sonë, luftuan me guximin dhe vendosmërinë e ushqyer nga ideali i tyre i pastër për një Kosovë të lirë e të pavarur” tha Shefket Troni. Të pranishmit në emër ta familjes së dëshmorëve i përshëndeti Selajdin Troni. Pranë pllakave përkujtimore e të rënëve janë vendosur kurora lulesh, ndërsa më pas janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Në Betejën e 9 Prillit, në “Lagje të Re” ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …