Në 2-vjetorin e fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, sot në Tiranë fillon punimet dy-ditore, Samiti për Ukrainën

Në 2-vjetorin e fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, sot në Tiranë fillon punimet dy-ditore, Samiti për Ukrainën

Në 2-vjetorin e fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, sot në Tiranë fillon  punimet dy-ditore,  Samiti për Ukrainën, ku do  të jetë i pranishëm edhe kryetari i këtij shteti, Vladimir  Zelensky. Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë  përfaqësuesit e 13 shteteve të Evropës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash. Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Zelensky do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit.  Ai do  të marrë pjesë në samitin ku do të jenë pjesëmarrës edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore. Punimet e samitit do të zhvillohet në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në përfundim të sesioneve të mbyllura për mediet do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …