Në 20 shkolla të komunës së Deçanit, nis procesi i rregullt mësimor për vitin kalendarik 2019/2020

Drejtori i DKA-së në komunën e Deçanit, Bekim Vishaj, i shoqëruar nga stafi i DKA-së, kanë vizituar shkollat e qytetit në Deçan për tu njoftuar nga afër më fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, në emër të kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Vishaj ju uroi vit të mbarë. Vishaj shprehet i kënaqur më përgatitjet e këtij fillim viti duke bërë të ditur se është punuar edhe gjatë pushimit veror që ky vit të nisë mbarë e mirë. Nga drejtorët e të gjitha shkollave është njoftuar se tashmë tekstet shkollore janë në të gjitha shkollat dhe do tu shpërndahen nxënësve brenda javës së parë të shtatorit.

Vlenë të theksohet se investimet nga MASHT dhe Komuna, në disa shkolla do të vazhdojnë pa penguar procesin mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …