Në 20-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori, Halil Nezir Meta nga Krojmiri i Drenicës

Në 20-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori, Halil Nezir Meta nga Krojmiri i Drenicës

20 vjet më parë, më 22 maj të vitit 1999 ne vendin te Gurorja, në Blinajë,  në luftimet për të mos lejuar forcat serbe të depërtojnë në Grykën e Krojmirit ka rënë dëshmor, Halil Nezir Meta, luftëtar i lirisë i orëve të para. Halil Meta ka qenë pjesëtarë i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Trojeve, së bashku me Sylë Qeriqin Elez Durmishin, Shaban Mustafën, Ramiz Qeriqin, Halil Ollurin  e luftëtarë të tjerë të kësaj pjese të Drenicës qysh në fillim të viteve 90-të. Gjatë luftës së UÇK-së nga Krojmiri kanë rënë dëshmorë edhe Enver Olluri, Isa Olluri dhe Qamil Olluri, ndërsa janë martirizuar  Afërditë Qeriqi dhe Musa Bungu.  Konsiderohet i zhdukur, Mehmet Olluri. Në Krojmir gjatë kohës së luftës në muajt tetor, nëntor e dhjetor të vitit 1998 ka qenë edhe selia e parë e  Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress, ndërsa në Grykën e këtij fshati, e cila mori emrin “Gryka e Shpëtimit” kanë mbijetuar luftën rreth 30.000 të zhvendosur nga shumë fshatra të Drenicës e më gjerë. Në Krojmir  ka qenë vendqëndrimi më i madh i popullatës së zhvendosur gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …