Në 22 vjetorin e rënies dë dëshmorës së kombit Azë Brahimaj, kryetari Thaçi e dekoron me urdhrin “Heroinë e Kosovës”

Në 22 vjetorin e rënies së nënëlokës Azë Brahimaj, kryetari Thaçi e dekoron me urdhrin “Heroinë e Kosovës”

Kryetari Thaçi e ka kujtuar sot në 22 vjetorin e rënies, dëshmorën e kombit Azë Brahimaj të cilën e ka dekoruar “Heroinë e Kosovës”. Lajmin e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një postimi në rrjetin social. “U bënë 22 vjet nga vrasja e nënëlokes së madhe Azë Brahimaj, nënës së Ushtrisë Çlirimtare, e cila priti dhe përcolli me bujari dhe besnikëri shumë e shumë luftëtarë lirie. Shtëpia e Brahimajve ishte një ndër bazat më të hershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarë, veprimtarë dhe vullnetarë të të gjitha trevave të Kosovës qëndruan në këtë familje, qoftë në rrugën e nisjes ose të kthimit, gjatë përpjekjeve për forcimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënëlokja Aze njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë. Ata shkonin të rraskapitur, çlodheshin, ushqeheshin dhe më pas vazhdonin rrugën drejt fronteve të luftës. Gjithmonë në duar të sigurta. E kujtoi rastin kur së bashku me Kadriun, Luanin dhe Shkëlzenin qëndruam në një acar dimri aty. Po ashtu, në familjen Ibrahimaj qëndruan shumë herë edhe Fehmiu e Xheva. Forcat serbe nuk u mjaftuan me shuarjen e jetës së nënëlokes Aze. Ata e masakruan pas vrasjes, në shenjë hakmarrjeje ndaj kësaj familjeje, e cila gjithmonë ishte derëhapur dhe e angazhuar me të gjithë anëtarët e familjes në lëvizjen kombëtare. Më rastin e 22 vjetorit të vrasjes, nënëloken Aze e dekorova me urdhrin “Heroinë e Kosovës”, për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …