Në 22 vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, sot në Prekaz janë bërë homazhe

Në 22 vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, sot në Prekaz janë bërë homazhe

Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar. Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa, ku kishin marrë plagë disa anëtarë të familjes Jashari, ndërsa forcat e armikut ishin detyruar të tërhiqen. Për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, homazhe bënë kryetari i Skenderaj, Bekimi Jashari, ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Në Bruksel u mbajt takimi tre-palësh mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Pas takimit në Bruksel, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se në …