Në 26-vjetorin e rënies u përkujtuan heronjtë e lirisë Feim Gashi, Përparim Thaçi dhe Sakip Bellaqa

Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike në fushë të nderit të Heroit të Kombit, veprimtarit kombëtar dhe luftëtarit të orëve të para, Feim Gashit nga Drenoci i Rahovecit, të heronjve të lirisë, Përparim Thaçi nga Landovica dhe Sakip Bellaqa nga Pataqani i Epërm, sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe miq, bënë homazhe në vendin ku ata ranë në pritën armike, ndërmjet Fortesës dhe Xërxës. “Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndriçoi mendjet dhe zemrat e njerëzve liridashës, ndërsa populli i përvuajtur e pranoi me tërë qenien idenë e lirisë dhe dha gjithçka nga gjiri i vet, madje edhe bijtë e vet më të përkushtuar e më besnik. Rënia në fushë të nderit, vetvetiu ka karakterin e madhështisë, dhe se ata që ranë në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor e kombëtar, si dhe të gjithë ata që u flijuan janë heronj e secili do ta ketë vendin e vet në histori dhe në kujtesën e brezave.”- u shpreh kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …