Në 27 vjetorin e rënies së dëshmorit Hamdi Hasani nga Kllodernica, përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë para sakrificës së tij në shërbim të lirisë që e gëzojmë sot.
Ai ishte nga ata burra që kur atdheu kishte më së shumti nevojë, dha gjithçka për të mbrojtur dinjitetin e Kosovës, duke shndërruar në pjesë të përjetshme të historisë sonë kombëtare.
Hamdiu bashkë me dëshmorët dhe martirët e rënë i bëjnë roje çdo ditë lirisë së atdheut tonë.
Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.