Kanë arritur në Kosovë zyrtarët e lartë të Evropës: Federica Mogherini dhe Dhimitris Avramopulos

Në Beograd reagojnë ndaj deklaratës së komisionarit, Avramopoulos

Qeveria e Serbisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së djeshme të komisionarit të BE-së, Dimitris Avramopoulos se serbët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm nëse kanë pasaporta shtetërore serbe. E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka quajtur këtë deklaratë si të papranueshme. Madje, zyrtarë qeveritarë në Beograd paralajmërojnë se do t’i kërkojë Brukselit që të njoh pasaportat serbe për komunitetin serb në Kosovë. “Liberalizimi i vizave nuk duhet të aplikohet në llojin e dokumentit, por në të gjithë banorët e territorit për të cilin liberalizimi është i dhëne”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. Gjatë vizitës së djeshme në Qeverinë e Kosovës, komisionari Avramopoulos kishte deklaruar se vetëm pasaportat e Republikës së Kosovës do të vlejnë dhe njihen për lëvizjen e lirë për Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …