Brickos

Në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua libri: “Rrëfime nga burgu” i autorit, Agim Sylejmani

Në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua libri: “Rrëfime nga burgu” i autorit, Agim Sylejmani

Sot në orën 12.00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë u përurua libri: “Rrëfime nga burgu” i autorit, Agim Sylejmani.    Ai në këtë libër ka prezantuar rrëfime, shkresa të ndryshme poezi e tregime të 31 të burgosurve politikë nga Kosova dhe nga  trevat shqiptare nën okupimin e ish-Jugosllavisë.

Në fillim të përurimit për librin,  duke evokuar edhe kujtime nga burgu, foli veprimtari i njohur dhe i burgosuri politik nga Maqedonia, Rafi Halili. Pastaj fjalën e mori studiuesja, Afërdita Dërvishi, e cila paraqiti segmente krijuese të rrëfimeve nga burgu, duke veçuar faktin se këto janë rrëfime të veçanta, dokumentare por edhe artistike. Në fjalën e tij në përurimin e librit, Ahmet Qeriqi tha se këto janë rrëfime nga burgu janë autentike, shumë të çiltra, krejtësisht të vërteta, të shkruara thjesht, pa shtrembërime e deformime. Janë pjesë nga memoria që kurrë nuk fshihet, janë përjetime të thella që lidhen me dhembjen tonë fizike e shpirtërore, individuale e kolektive, u tha mes tjerash në përurim. Një aspekt të thellë studiues për librin e paraqiti para të pranishmëve edhe publicisti e shkrimtari, Pren Buzhala, i cili i bëri një analizë të tërësishme tregimeve të prezantuar në libër. Në fjalën e tij  burgosuri politik dhe veprimtari, Mehmet Hajrizi u bëri thirrje të burgosurve që të mos hezitojnë dhe të bashkëpunojnë me autorin, Agim Sylejmani, me qëllim që ky projekt i filluar me këtë edicion të mos ndalojë, por të vazhdojë me nxjerrjen në dritë edhe të vëllimeve të tjera. Në përurim foli edhe veprimtari, Tahir Hani, ndërsa në fjalën e tij në fund të përurimit, autori i librit, “Rrëfime nga burgu”, i burgosuri politik, Agim Sylejmani premtoi se nuk do të ndalet në angazhimin e tij për të nxjerrë në dritë edhe vëllime të tjera të edicionit: “Rrëfime nga burgu”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …