Arbër Shehu: Me marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid niveli i antitrupave dhjetëfishohet

Në Bullgari vetëm një përqindje e vogël e personelit shëndetësorë janë vaksinuar

Vaksinimi në Bullgari po bëhet me hezitim madje edhe të vetë personelit shëndetësor. Një mjek specialit ka deklaruar për Radion-Evropa e Lirë se unë kurrë nuk iu kërkoj pacientëve të mi t’i bëjnë ato vaksina. Ka njerëz që nuk e dinë se çfarë është aspirina dhe kanë mbijetuar. Marrëveshja e vetme tani është të tremben njerëzit, përmes mediave dhe burimeve të tjera të informacionit”. Ky mjek i përgjithshëm që ka folur në kushte anonimiteti, punon me ekipet kombëtare bullgare dhe atletët olimpikë në disa sporte, përfshirë: futbollin, mundjen dhe karatenë. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se nuk është vaksinuar kundër koronavirusit, sepse “nuk ka asnjë provë” që “një virus i tillë ekziston”. Ai është vetëm njëri prej shumë punonjësve shëndetësorë bullgarë që refuzojnë të vaksinohen. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, 25.5 për qind e stafit shëndetësor të Bullgarisë është vaksinuar. Kjo është shkalla më e ulët midis vendeve anëtare të BE-së. Sipas Ministrisë bullgare të Shëndetësisë, rreth gjysma e një kategorie më të ngushtë të “personelit mjekësor” është vaksinuar plotësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

PDK-ja kritikon përgjegjësinë institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, …