Në Deçan është mbajt Mbledhje Komemorative kushtuar Selman (Isuf) Fetaj

Me organizim te Komunës se Deçanit, është mbajt Mbledhje Komemorative, ku është kujtuar veprimtaria politik e patrioti të vërtet shqiptarë, ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i cili ishte dënuar më Burgun Ushtarak të ish-Jugosllavisë me 1982 në Lubjanë me 13 vjet, Selman (Isuf) Fetaj nga Strellci i Epërm i cili pas një sëmundje të rend u nda nga jeta me 06 Janar 2020 në Suedi atje ku jetoi me familjen e tije që nga vitet e 90-ta. E kaluara e Selmanit, na kujton rrugën e zorshme, në të cilën kemi kaluar deri te liria e shtetit, e për të kujtuar këtë rrugëtim foli miku dhe shoku i Selmanit, Aktori Niman Muçaj. Përtej dhimbjes ne jemi krenarë e të tille do të qëndrojmë që patëm burra sikurse Selman Fetaj,të cilit nuk i mungoi atdhedashuria për asnjë moment përkundër sfidave nëpër te cilat kaloi, tha ndër të tjera i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nën përkujdesjen e të cilit u mbajt ky Komemoracion. Në emër të bashkvendaësve foli Deputeti Shkumbin Demalijaj, në emër të burgosurve politik për Selmanin ka folë Shefik Sadiku. Ndërsa të pranishmit e këtij komemoracioni i ka falënderuar vajza e Selmanit Rajmonda. Ndërsa Kryeministri i Republikës se Kosovës Ramush Haradinaj, familjen Fetaj i ka ngushëlluar me anë te një telegram ngushëllimi. Nga sot Selman(Isuf) Fetaj do të pushoi përjetësisht në Varrezat e vendlindjes së tij në fshatin Strellc i Epër.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …