Në Deçan konfirmohen 6 raste me COVID-19

Mbrëmë u konfirmuan edhe 195 raste me coronavirus në vend, ku 6 prej tyre ishin nga komuna e Deçanit. Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka kërkuar kujdes nga qytetarët dhe të vazhdojnë t’i respektojnë masat, transmeton Njëshi. “Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit. Në komunën tonë dje u identifikuan 6 raste pozitive me COVID-19. Gjersa numri i rasteve në Kosovë sa shkon e rritet, duhet të shtoni kujdesin për veten e njerëzve që ju rrethojnë. Vendosini maskat, pastroni duart e mbani distancën, sepse bartja e virusit tek dikush me sëmundje kronike, mund t’ia vështirësoj gjendjen shëndetësore. Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. Ndërkaq Shtabi Emergjent i kësaj komune në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim për ndërmarrjen e këtyre masave:

  1. Obligohet inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë që të bëjnë monitorimin e zbatimit të masave të nxjerra nga Shtabi Emergjent Komunal duke u bazuar në vendimin e qeverisë

  2. Të gjitha bizneset-operatorët ekonomik (restorantet, marketet) detyrohen të ndërmarrin masat parandaluese-dezinfektimin e të gjitha hapësirave ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre, vendosjen e maskave gjatë shërbimit, respektimin e distancës dhe masat tjera parandaluese nga COVID-19

  3. Të gjithë operatorët e transportit publik të shfrytëzojnë 50% të kapaciteteve të tyre dhe të bëjnë dezinfektimin ditorë të automjeteve të udhëtarëve

  4. Ndalohet hyrja në objektin komunal, QKRC, QPS dhe institucioneve tjera lokale pa maska mbrojtëse

  5. Drejtoritë komunale punojnë më staf të reduktuar, nuk mbahen takime në grup, anulohen të gjitha aktivitetet e parapara kulturore dhe sportive, palët në zyrë nuk priten vetëm në ndonjë rast emergjent ku duhet të jenë të pajisur më masa mbrojtëse

  6. Apelojmë te qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe të shtabit Emergjent Komunal në mënyrë që të ruajmë veten dhe të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …