EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. Sipas njoftimit të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, në fokus të diskutimeve ishte siguria e komunikimeve (COMSEC), e cila u vlerësua si një element kyç dhe bazë për të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit mes partnerëve të sigurisë. Po ashtu njoftohet se ky zhvillim konsiderohet një tjetër dëshmi e përkushtimit të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …