leoni

Kryetari Haliti: Kërkoj nga qytetarët mirëkuptim dhe zbatim të masave të reja në luftën kundër virusit pandemik COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur takim të rregullt në të cilën kanë diskutuar rreth gjendjes së pandemisë në komunën e Vitisë. Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka potencuar se gjendja është nën kontroll dhe se lajm i mire është se Vitia ka një qytetarë të shëruar duke shpresuar në shërimin sa më të shpejt të qytetarëve të tjerë. Ai gjithashtu shtoj se kjo komunë po vazhdon të merret me masa parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19, duke bërë klorifikimet dhe dezinfektimet e rregullta. Gjatë këtij takimi kreu i kësaj komune kërkoj nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve. “ Lus qytetarët tanë të respektojnë udhëzimet e ekspertëve, më mire është të parandalohen rastet e përhapjes së këtij virusi sesa të trajtohen. Duke e ruajtura vetën ne ruajmë edhe të tjerët dhe shëndetin publik prandaj ju lus për kujdes. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se institucionet e vendit kanë kapacitete të kufizuara”, u shpreh Haliti. Gjatë këtij takimi ai bëri me dije se Policia e Kosovës në Viti dhe Inspektorati Komunal po përkujdesën për zbatimin e masave të reja që kanë hyrë në fuqi dhe kërkoj mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe në veçanti edhe të bizneseve të cilat janë prekur nga këto vendime. Ndërkaq Ajet Sallahu, Drejtor komunal në Viti, ka folur për shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë duke potencuar se janë në përfundim të shpërndarjes së tyre por shtoj se do të kujdesen në sigurimin e pakove të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …