Në Deçan u mbajt Konsultimi Publik për Model Rregulloren për Taksat Komunale

Në Sallën e Konferencave në Komunën e Deçanit, u mbajt diskutimi publik në lidhje me Model Rregulloren për taksa komunale për plotësim ndryshim të rregullores. Diskutimin e hapi kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë diskutim ishin 15 persona, nëntë nga gjinia femërore dhe tetë nga gjinia mashkullore. Diskutimi i orës 9:30, u mbajt me këto Drejtori:

Administrata Komunale, Shërbimet Publike, Inspekcioni, Drejtoria për Buxhet dhe Financa, Gjeodezi Kadastër dhe Pronë dhe Komisioni i ndërtuar nga Asambleja Komunale. Diskutimi i orës 10:30, u mbajt me këto Drejtori: Urbanizëm, Arsim, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni i ndërtuar nga Asambleja Komunale. Të gjitha propozimet në lidhje me këtë model rregullore i presim me shkrim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …