Në Deçan u mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat

U mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm jo-formal dhe këshilldhënës që synon të forcojë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat në zhvillimin e projekteve lokale.

Themelimi i Këshillit Publik-Privat mbështetet nga Aktiviteti i USAID-it – Qeverisja e Pronës, ku mori pjesë edhe drejtoresha e këtij aktiviteti, znj. Jennifer Ober, e cila tregoi rëndësinë e këtyre ndërmarrjeve në zhvillimin ekonomik lokal dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes së pronës dhe klimës investuese në Komunën e Deçanit.

Me sektorin privat u diskutua mbi sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien dhe këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra, thuhet ndër të tjera në postimin në facebook të Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e ka shënuar ditën …