Brickos

Në ditën e mësuesit drejtoria për arsim në komunën e Malishevës nderon mësimdhënësit dhe shpalli mësimdhënësin më të ri për këtë vit shkollor

Sot, me rastin e shënimit të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, ka mbajtur një aktivitet, ku janë falënderuar mësimdhënësit, për punën e tyre ndër breza, si dhe janë shpallur mësimdhënësit më të mirë për këtë vit shkollor. Në takimin e organizuar me mësimdhënës dhe drejtor të shkollave të Komunës së Malishevës, kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, e ka vlerësuar lartë punën e palodhshme të mësimdhënësve. “Ju jeni shtylla kryesore e zhvillimit tonë si shoqëri dhe si shtet, prandaj ne përkulemi para punës suaj dhe ju jemi falënderues përgjithmonë. Arsimi gjithmonë përballet me sfida, sidomos tek ne, përfshi vitet e ’90-ta, por puna juaj, edukimi që na keni dhënë, ka bërë që ne sot të jemi këtu ku jemi, falë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe kjo lavdi pashmangshëm lidhet mes Epopesë së UÇK-së dhe Ditës së Mësuesit, sepse ju na mësuat historinë dhe mbollët atdhedashurinë. Urime dhe gëzuar festën e 7 Marsit”, ka thënë kryetari Kastrati. Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, në fjalën e saj drejtuar mësimdhënësve malishevas, ka shprehur mirënjohje, respekt dhe falënderim për të gjithë mësimdhënësit, në të gjitha periudhat. “Ne sot kujtojmë lavdinë e UÇK-së edhe sakrificën e popullit tonë, pa të cilën ne sot nuk ishim këtu ku jemi, e meritë të madhe në këtë lavdi keni edhe ju mësimdhënësit, por meritë keni edhe për ecjen përpara sot. Shfrytëzoj rastin të ju bëjë thirrje të gjithë mësimdhënësve për bashkim të forcave e ideve, që puna juaj fisnike dhe misioni juaj prej mësuesi, të ngritët sa më lartë dhe bashkë të ecin drejt zhvillimit. Urime e dalshim faqebardhë me suksese tjera. Urime dhe gëzuar Dita e Mësuesit”, tha drejtoresha Krasniqi. Më pas, janë shpallur edhe mësimdhënësit më të mirë për vitin shkollor 2023-2024, të zgjedhur nga shkollat dhe këshillat e shkollave përkatëse, ndërsa mësimdhënësi më i dalluar shpall, Adrian Mazreku, i cili ka arritur rezultate të larta me nxnësit e tij, përfshi edhe pjesëmarrjen në gara të ndryshme ndërkombëtare, duke u përfaqësuar në mënyrën më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …