Në Dranoc të Deçanit u organizua Darka e Lamës

Në fshatin Dranoc të Deçanit të shtunën mbrëma u organizua Darka e Lamës, një festë tradicionale e kulturës shqiptare që kremtohet gjatë stinës së fillim të vjeshtës, pas përfundimit të korrjes dhe mbledhjes së të lashtave. Me këtë rast kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në postimin e tij në facebook ka falenderuar nikoqirin e këtij evenimenti të mrekullueshëm.

“Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen tuaj në darkën e mrekullueshme të Lamës në fshatin Dranoc, ku ndjeva kënaqësi të veçantë të ndajmë këtë festë kaq kuptimplotë së bashku, duke nderuar traditat tona dhe duke falënderuar për bollëkun që na ofroi ky vit”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …