Greqia refugjatet

Në dy ditët e fundit në Kanalin e Sicilisë mes Libisë dhe Italisë janë shpëtuar mbi 1.600 refugjatë

Në dy ditët e fundit në Kanalin e Sicilisë mes Libisë dhe Italisë në Detin Mesdhe janë shpëtuar mbi 1.600 refugjatë. Sipas lajmit të gazetës italiane “La Repubblica”, AA transmeton se anija Aquarius e organizatës së shoqërisë civile e cila merr pjesë në aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajon këtë mëngjes është ankoruar në portin Augusta të Siçilisë me 783 emigrantë, ndërsa një anije e rojës bregdetare italiane ka dërguar në ishullin Lampedusa 59 emigrantë të cilët i ka shpëtuar. Ndërsa në anën tjetër mësohet se përsëri dy anije të rojës bregdetare kanë dërguar në ishullin Lampedusa 312 refugjatë të shpëtuar. Gjithashtu njoftohet se edhe dy anije të tjera janë në pritje për tu afruar, ku në njërën prej anijeve ndodhen 248 dhe në tjetrën 22 emigrantë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …