Ne e dimë sesa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis paqësor, tha kryetari Thaçi në Forumin e Parisit

Ne e dimë sesa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis paqësor, tha kryetari Thaçi në Forumin e Parisit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, me ç’ rast ka folur për angazhimin e arritjes së paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon. Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku janë të pranishëm  udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë. Kryetari Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale. “Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …