Gjatë qëndrimit në Paris, Hashim Thaçi në prani të kryetarit Macron ka biseduar me Aleksandër Vuçiqin

Gjatë qëndrimit në Paris, Hashim Thaçi në prani të kryetarit Macron ka biseduar me Aleksandër Vuçiqin

Disa medie në Serbi bëjnë të ditur se kryetari i Francës, Emmanuel Macron papritmas i ka ftuar sot në një takim kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët   ndodhen në Paris, ku po marrin pjesë në “Forumin e Paqes”.  Macron qysh më parë kishte theksuar disa herë dëshirën për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, i ndërprerë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë zyra e kryetarit të Kosovës, ka konfirmuar se kryetari francez Macron do të mbajë takime me Thaçin dhe Vuçiqin, në  margjina të Forumit të Paqes,  i cili po mbahet në Paris të Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …