Në fazën e parë të vaksinimit kundër Covid-19 nuk pritet që të vaksiohen punëtorët e arsimit në Kosovë

Në fazën e parë të vaksinimit kundër Covid-19 nuk pritet që të vaksiohen punëtorët e arsimit në Kosovë

Punëtorët e arsimit në Kosovë nuk pritet që të marrin vaksinën kundër Covid-19 në fazën e parë të vaksinimit. Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, personat e parë që do të vaksinohen në Kosovë janë punëtorët shëndetësorë dhe personat mbi moshën 85-vjeç dhe ata me sëmundje kronike. Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka thënë së arsyeja e kësaj kërkese është për faktin se në momentin e hapjes së shkollave është vrenjtur një rritje e numrit të rasteve me Covid-19. Ai ka thënë se ne nuk kanë kërkuar të jenë prioriteti i parë, por në mesin e të parëve. Ymeri shton se aktualisht nuk ka ndonjë sinjal pozitivë për kërkesën e tyre nga MSH-ja, teksa shton se do të kërkojnë takime në  momentin e njoftimit për ardhjen e vaksinës në Kosovë. Ndryshe COVAX ka konfirmuar se Kosova do të furnizohet deri në maj me vaksina kundër Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …