Në Ferizaj mbahet ligjëratë me të rinjët “Kosova dhe rrugëtimi drejt pavarësisë”

Komuna e Ferizajt me një aktivitet të njësisë për Trashëgimi Kulturore dhe Muze, bashkë me Organizatën Rinore “Iuventa” filloi hapja e aktiviteteve kushtuar 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Hapjen e bëri drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e treguar rëndësinë që ka historia për memorien kolektive të rrugëtimit historik të vendit tonë. Më pastaj udhëheqësi i Njësisë së Muzeut dhe Trashëgimisë Kulturore Ilir Bytyçi, filloi me prezantimin vizuel të ngjarjeve të rëndësishme që erdhën deri te Pavarësia. Gjithashtu edhe historiani Besim Qeriqi, foli për organizimin politik dhe ushtarak të popullit të Kosovës dhe dëshirën që të krijoj shtetin e tij.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …