Në Ferizaj përkujtohen dëshmorët Fatmir Ratkoceri, Lutfi Haxhidema, Sylejman Haxhidema dhe Ramadan Salihu

Përkujtohen dëshmorët Fatmir Ratkoceri, Lutfi Haxhidema, Sylejman Haxhidema dhe Ramadan Salihu

Sot në 20 vjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët e kombit Fatmir Ratkoceri, Lutfi Haxhidema, Sylejman Haxhidema dhe Ramadan Salihu. Me pjesëmarrjen e tyre këta dëshmorë, i ka nderuar Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve Gafurr Byyqi, kyetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës, Rafiz Sejdiu, familjarë të të rënëve si dhe bashkëluftëtaret e tyre. Me këtë rast, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi tha se kjo ditë është e dhembjes por edhe e krenarisë. Ndërkaq familjaret e këtyre dëshmorëve thanë se tashme dhembjen e tyre e kanë shndërruar në krenari. Pas vendosjes së luleve tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, është mbajtur edhe manifestimi në fshatin Zaskok në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit, Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini, të rënë në kufirin shqiptaro – shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …