Në fjalën e tij në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur ta nisë më një fjalë, “Faleminderit”, thënë në gjuhë të ndryshme, si mirënjohje për vendet që iu përgjigjën vendit tonë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. “Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Evropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirshme që na goditi, ka thënë mes tjerash Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e 9 dëshmitarëve me shkrim
Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 …