Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përgëzuar Kosovën në përvjetorin e 12-të të pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo ka përgëzuar Kosovën në përvjetorin e 12-të të pavarësisë, duke saktësuar se sovraniteti dhe pavarësia e këtij shteti janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Në komunikatën e Departamentit Amerikan i Shtetit, është thënë se Shtetet e Bashkuara janë të motivuara nga ngjarjet e fundit, që janë shenjë e lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe lidhjeve me Serbinë. Me këtë rast, Pompeo iu ka  referuar marrëveshjeve të arritura mes zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për vendosjen e linjave ajrore dhe atyre hekurudhore në mes të të dyja vendeve. Nënshkrimi i marrëveshjeve është ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan në Berlin, Riçard Grenell. Sipas tij këto zhvillime shtrojnë rrugën për përparim më të madh në normalizim të marrëdhënieve në të ardhmen e afërt. Sekretari amerikan ka përmendur edhe gatishmërinë e Amerikës  për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën. Për më shumë se një dekadë, të dyja shtetet kanë gëzuar lidhje të forta, të bazuara në vlera të përbashkëta. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në institucionet transatlantike dhe do të vazhdojnë të punojnë në fuqizim të sundimit të ligjit, luftim të korrupsionit dhe nxitjes së begatisë ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, është thënë në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …