leoni

Kryetari, Hashim Thaçi, ka mbajtur një fjalim në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në 12-vjetorin e Pavarësisë

Kryetari, Hashim Thaçi, ka mbajtur një fjalim në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në 12-vjetorin e Pavarësisë

Kryetari, Hashim Thaçi, ka qëndruar për vizitë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, ai ka mbajtur një fjalim para ushtarëve të Kosovës, ku ka thënë se ndihet krenar me ushtarët e ushtaret e FSK-së. “Me punën tuaj jeni bërë institucioni më prestigjioz në përfaqësimin e Kosovës në gara ndërkombëtare krah për krah shteteve demokratike dhe ushtrive moderne. Disiplina, etika dhe profesionalizimi juaj vërehet kudo në Kosovë. Forca e Sigurisë së Kosovës është pasqyra më e mirë e shoqërisë sonë të lirë dhe demokratike”. Më tutje, Thaçi ka falënderuar të gjitha vendet mike të Kosovës, që e mbështetën vendin në momentet më të vështira të viteve 98-99 si dhe në periudhën e tranzicionit e shtetndërtimit, e që po ashtu ofrojnë mbështetje në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës. “Më shumë se 20 vjet më parë edhe unë isha në uniforme, e bartja uniformën e UÇK-së. Ka qenë nderi më i madh i jetës sime”. “Sot ju keni një mision fisnik, ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës që u ndërtua me gjak dhe me shumë sakrifica. Unë çdo ditë jam krenar me ju. Ju jeni nderi dhe krenaria jonë e përbashkët”, ka thënë  mes tjerash, Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …