leoni

Daniel Serwer: Pak shtete kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre

Daniel Serwer: Pak shtete kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre

Analisti amerikan dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, vlerëson se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë. Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se nuk ka shumë vende të cilat kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre. I pyetur nëse ky është viti në të cilin Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Interpolit dhe UNESCO-s, Serveri tha se kjo është e paqartë duke pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë dhe Rusisë. Serwer përmend  korrupsionin si një nga problemet më të mëdha në Kosovën bashkëkohore, me të cilin, siç thotë ai, po përballen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës ka arritur në 46.707 numri i palestinezëve të vrarë dhe 110.265 i të plagosur nga 7 tetori i vitit 2023

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46 mijë e 707 …