Në fshatin Burim (ish Joviq), kanë filluar të realizohen dy projekte me rëndësi për fshatin

Në fshatin Burim (ish Joviq), kanë filluar të realizohen dy projekte me rëndësi për fshatin

Në fshatin Burim (ish Joviq), kanë filluar të realizohen dy projekte me rëndësi për fshatin. Projekti i parë është ai i zgjerimit të rrjetit të kanalizimit dhe projekti i dytë është ndërtimi i fushës së futbollit në shkollën e fshatit. Për këtë qëllim, sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, kanë vizituar këtë fshat, për ti parë nga afër punimet në këto dy projekte, si dhe janë takuar me banorët.

“Zgjerimi i kanalizimit, përkatësisht ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për një pjesë të fshatit të cilët deri më tani nuk kanë pasur qasje në rrjetin e kanalizimit, ka rëndësi jetike për banorët, pasi rrjetet e kanalizimeve sot janë një domosdoshmëri. Gjithashtu edhe ndërtimi i fushës së sportit, për nxënësit e shkollës, por edhe për të rinjtë e fshatit, gjithashtu ka rëndësi të madhe dhe ka qenë më se e nevojshme”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në Burim.

Nga ana tjetër, banorët e kësaj pjese të fshatit, janë të kënaqur me ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, pasi zgjerimi me ndërtime të reja në lagje, ka bërë që sistemi i kanalizimit, të jetë i domosdoshëm, dhe për këtë arsye, banorët e falënderojnë Komunën, për investimin e bërë. Ndërsa drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka bërë të ditur se në këtë lagje, do të ndërtohen 1350 metra rrjet i kanalizimit, i cili mundëson kyçjen e lagjes, me pjesën tjetër të kanalizimit të fshatit dhe përfundimisht, zgjidhet problemi i ujërave të zeza në këtë lagje. Ndërtimi i fushës së sportit për shkollën dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit janë dy projekte për fshatin, që financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …