Në Syriganë, u mbajt ceremonia solemne e zbulimit të pllakës përkujtimore të Zenel Ujkanit

Në fshatin Syriganë, u mbajt ceremonia solemne e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar bashkëluftëtarit të Azem Galicës, Zenel Ujkani, një figurë e shquar e rezistencës dhe përpjekjeve për liri.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Nënkryetari Fadil Nura, deputetë, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, familjarë, miq, bashkëvendës dhe qytetarë të shumtë që erdhën për të nderuar jetën dhe veprën e Zenel Ujkanit.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë dinjitoze dhe përkujtimore, e shoqëruar me fjalime rasti dhe pika artistike, të cilat i dhanë madhështinë e merituar kësaj ngjarjeje.

Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore shërben si një dëshmi e përhershme e respektit dhe mirënjohjes ndaj figurave që kontribuuan në rrugëtimin e popullit tonë për liri dhe dinjitet kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Myftiun e Republikës së Kosovës, z. Naim Tërnava

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka pritur në takim, Myftiun …