Kryetari Smajl Latifi ka përkujtuar heroin Mehedin Morina nga Gllareva e Klinës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të pranishëm, në Gexhë përkujtuan heroin MEHEDIN MORINA nga Gllareva e Klinës dhe bashkëvendësit e vrarë nga pushtuesit serb. Pas betejës së suksesshme të UÇK-së ndaj forcave serbe, e cila u zhvillua me 12 maj 1998 në Ratkoc, Malësi e Vogël, Vrajakë e Bërtatin, rrafshi i Anadrinisë u shndërrua në Zonë të Lirë. “Luftëtarët e përkushtuar, siç ishte Mehedini, asnjëherë nuk e zgjedhin vendin ku do të luftojnë, nuk e dinë vendin se ku do të vriten, por një gjë e dinin mirë, ata udhëhiqen nga një ideal dhe qëllim i vetëm – të luftojnë për çlirimin e tokave të pushtuara dhe të gjinden aty ku kishte më së shumti nevojë për ta. Luftëtarët si Mehedini mishërohen, ata nuk i thirr askush, ata vijnë vetë.”- u shpreh kryetari Latifi. Atë ditë forcat pushtuese serbe vranë edhe Bajram Himajn dhe Qamil Himajn nga Gexha dhe Imer Kajdomçajn nga Xërxa. Si gjithë treva e Anadrinisë, edhe Gexha i dha djersë e gjak lirisë së Kosovës: Bacën Bajram Himajn, Zymer Morinën (15.3.1999) dhe Qamil Himajn.

May be an image of 12 people and monument

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …