Qamil Hafiz Ilazi (12.10.1948 – 15.5.1999)

Në 24 vjetorin e rënies u përkujtua, Heroi i Kosovës, Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi – komandant Bardhi

Në 24 vjetorin e rënies heroike sot  është përkujtuar Heroi i Kosovës, Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi – komandant Bardhi, me bashkëluftëtarët e tij: Selim Shehu, Rizvan e Xhezair Bela, Sakip Mulaku e Ejup Dushkaja, Burhan Zeneli e Hesat Axhami si dhe martirët: Hajdin Bela, Zejnete Avdiu, Selvete e Miradije Kuka dhe Osman Jezerci. Në manifestimin qendror të mbajtur në Kaçanik të Vjetër, të pranishmit i përshëndeti Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, ndërsa foli për jetën dhe veprën e Komandant Bardhit. “Angazhimi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i Komandant Bardhit, dhe shumë luftëtarëve e dëshmorëve tjerë, ishte vetëm vazhdimësi e punës dhe e luftës kundër okupatorit serb, sepse qysh në rininë e tyre kishin filluar të përkushtohen rreth idealeve kombëtare. Në emër të këshillit të fshatit Kaçanik i Vjetër, foli Zimri Krasniqi, ndërsa në emër të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik foli Hajrush Kurtaj ish zëvendës Komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …