Në Gjakovë sot është protestuar, ku është kërkuar lirimi i ish-luftëtarit të UCK-së Tomor Morina nga autoritetet maqedonase

Në Gjakovë sot është protestuar, ku është kërkuar lirimi i ish-luftëtarit të UCK-së Tomor Morina

Në Gjakovë sot është mbajtur një protestë, ku është kërkuar lirimi i ish-luftëtarit të UCK-së Tomor Morina, i cili është arrestuar javën e shkuar në pikën kufitare Blacë sipas fletëarrestit nga Interpoli. Morina kërkohet nga Serbia nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë. Familjarë e qytetarë të shumtë kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të punojnë më shumë që Maqedonia e Veriut të lirojë sa më shpejt Morinën. Gjatë protestës, kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka bërë të ditur se kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj e ka njoftuar se ka pasur biseda me autoritetet maqedonase dhe i është premtuar se do të jenë të kujdesshëm sa i përket këtij rasti. Në emër të familjes së Tomor Morinës, ka folur Gurakuq Dobruna, i cili tha se janë më shumë të brengosur sot për Tomorin sesa kur kishte qenë në luftë. Ai tha se një luftëtar shembullor siç ka qenë Tomor Morina duhet të mbrohet fuqishëm nga institucionet e Kosovës. Kurse, kryetari i OVL UCK-së dega në Gjakovë Sadri Hoxha, tha se i bënë apel ministrisë së Punëve të Jashtme që të merret me këtë rast, në mënyrë që sa më shpejt Tomor Morina t’i kthehet familjes.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të ndryshme për natalitetin në vendin tonë

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të …