Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Në gjashtë muajt e fundit Qeveria Kurti shpenzoi mbi 62 mijë euro

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shpenzuar më shumë para se vet kryeministri Kurti gjatë periudhës prill-tetor.

Gjithsej 12,700 euro ka shpenzuar Bislimi në këtë periudhë, pjesa më e madhe e të cilave ka shkuar për bileta (3,927 euro).

Edhe Kurti për bileta shpenzoi 3,815 euro. Derisa për kryeministrinë, për karburante janë shpenzuar 2,583 euro.

Për akomodim, për Kurtin u shpenzuan 1,804 euro derisa për dreka 1,327 euro.

Më së shumti shpenzime janë bërë nga Kabineti i Kurtit – gjithsejtë 14,403 euro. Shumica prej këtyre shpenzimeve janë bërë për dreka.

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka shpenzuar 5,746 euro, derisa pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për karburante.

Kabineti i saj ka shpenzuar gjithsej 11,000 euro.

Në total Qeveria Kurti për periudhën prill-tetor ka shpenzuar 62 mijë 616 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …