Në gjimnazin “Ulpiana” në Lypjan është mbajtur aktiviteti “Gatuaj për lule”

Në gjimnazin “Ulpiana” në Lypjan është mbajtur aktiviteti “Gatuaj për lule”

Organizuar nga grupi i gjimnazistëve “Ambientalistët e Rinj”, në vigjilje të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të aktiviteteve jashtëkurikulare, në gjimnazin “Ulipiana” në Lypjan, u mbajt aktiviteti “Gatuaj për lule”. Me këtë rast, dhjetëra nxënës dhe profesorë sollën në shkollë ushqime të përgaditura në shtëpi nga shitja e të cilave u arkëtuan qindra euro për blerjen e luleve për shkollë. Ngjarje të tilla janë organizuar edhe më parë. Vitin që lam pas, është organizuar nga grupi tjetër “Miqtë e Librit” që funksionon gjithashtu në kuadër të gjimnazit “Ulpiana” në Lypjan” është mbajtur aktiviteti “Gatuaj për libër” i cili ka mundësuar blerjen e dhjetëra librave për pasurimin e bibliotekës së shkollës. Vlenë të theksohet se numri i aktivitete të tilla që realizohen në gjimnazin “Ulpiana” e që kanë për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira edukativo-arsimore është i madh por fatkeqësht nuk pasqyrohet në medie!!!

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …