Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër eprorit UÇK-së gjatë luftës, Sali Mustafa

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër eprorit UÇK-së gjatë luftës, Sali Mustafa

Sot  në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, ka vazhduar  procesi gjyqësor kundër eprorit UÇK-së gjatë luftës,  Sali Mustafa. Javën e kaluar para trupit gjykues në Hagë u paraqit dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e tij, Brahim Mehmetaj. Në mbrojtje të Sali Mustafës do të dalin gjithsej 17 dëshmitarë, bëhet e ditur nga Gjykata. Sot, Ahmet Ademi, dëshmitari i dytë i mbrojtjes në gjykimin kundër Salih Mustafës, në Hagë, ka rrëfyer për jetën e tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Ai i ka treguar trupit gjykues për dhunën dhe maltretimet e tjera që forcat policore serbe kishin kryer mbi të dhe familjen e tij. Ndërsa pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, ai ka thënë se në shtëpinë e tij kishin shkuar forcat serbe ku i kishin rrahur e maltretuar gruan dhe djalin. Në një moment kanë ardhur forcat policore dhe ma kanë maltretuar gruan dhe djalin 4 vjeç që e kam pasur, ka thënë mes tjerash dëshmitari, Ahmet Ademi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …