Brickos

Në Hoçë të Vogël dhe Brestoc shënohet dita e Shkollës

Në një atmosferë festive, gëzimi dhe arritjeje të përbashkëta të nxënësve dhe të mësimdhënësve të ShFMU “Heronjtë e Kosovës”, Hoçë e Vogël dhe Brestoc, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në ditën e shkollës, ku u shfaq edhe një program i pasur kulturor-artistik, i përgatitur posaçërisht për këtë kremtë. Ajo që të bie në sy posa afrohesh, është pastërtia, rregulli, organizimi, gjelbërimi dhe mirëmbajtja e mjediseve të jashtme të shkollës, po ashtu edhe të mjediseve brenda objektit të kësaj vatre të diturisë, për ç’gjë i përgëzoi drejtorin Ramadan Krasniqi, personelin edukativo-arsimor, nxënësit, prindërit dhe të gjithë ata që po kujdesen që kjo shkollë të jetë shembull i mirë i mësimdhënies dhe i mësimnxënies, i përkushtimit për rregull dhe mirëmbajtje. Urime dhe gëzuar për DITËN E SHKOLLËS! Suksese dhe mbarësi, tutje, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, fëmijë, persona duke vallëzuar dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti: Vitia po krijon hapësira të shumta sportive për të rinjtë

Sot, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi punimet që …