leoni

Nga testimi i 5.204 mostrave konfirmohen 352 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 13 qytetarë

Në katër ditët e fundit të prillit është shënuar rrijte e dukshme e numrit të pacientëve të shëruar nga virusi korona

Katër ditët e fundit të prillit kanë shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Vetëm nga 27 prilli e deri më 30 prill, në vend janë shëruar 105 persona. Në të katër ditët rresht, duke nisur nga e hëna e 27 prillit, numri i të shëruarve ka qenë më i lartë se ai i rasteve të reja pozitive. Përderisa u regjistruan 105 të shëruar, në këto katër ditë numri total i rasteve të reja pozitive ishte 43. Ditën e hënë u regjistruan 35 raste të shëruara, ndërsa ishin 17 raste të reja me Covid-19. Një ditë më pas, u regjistruan si të shëruar edhe 31 persona të tjerë, ndërsa 10 raste ishin pozitive. E mërkura e 29 prillit pati bilanc më të përafërt – atë ditë u shëruan 17 persona e u regjistruan nëntë raste të reja pozitive. Më 30 prill, në Kosovë u regjistruan 22 të shëruar e ishin vetëm shtatë raste pozitive me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …