Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

Në këtë javë pritet të merret vendimi për zgjedhje pas dështimit të Thaçit për nxjerrjën e një kryeministri tjetër

Kanë rezultuar pa sukses tentativat e kryetarit Thaçi për ta nxjerrë një emër tjetër për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. Pasi mori përgjigje negative nga përfaqësuesi ligjor i PAN-it, presidenti nuk ka treguar nëse do t’i vazhdojë konsultat me partitë e tjera, për të provuar çuarjen deri në fund të këtij mandati, ashtu siç e obligon edhe Kushtetuta. Por të gjitha partitë kanë përjashtuar mundësinë që të bëhen pjesë e ndonjë kombinimi. Kjo javë pritet të jetë vendimtare sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur për të hënën mbledhjen e Kryesisë, me të vetmen pikë të rendit të ditës- Përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI-të. Por para se ta shpërndajnë vetveten, Lidhja Demokratike ka paralajmëruar të kërkojë një seancë për votimin e fondeve të Bashkimit Evropian- IPA, që janë rreth 90 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …