Zëvendësdrejtori i Departamentit të Familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve, Mursel Morina, lidhur me publikimin e të dhënave për invalidët e luftës, si dhe për rastin e Veton Elshanit, ka thënë se ata nuk publikojnë asnjë informatë për këtë kategori. Ai gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, ka thënë se rrjedhja e informatave duhet të hetohet nga institucionet përgjegjëse. Ndërsa, anëtarët e komisionit kanë shprehur shqetësimin për publikimin e këtyre të dhënave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
