Në komunën e Deçanit u zhvilluan garat e diturisë në lëndën e Fizikes, për klasat e Vl, Vll dhe Vlll

Bazuar në Planin e punës së Drejtorisë Komunale të Arsimit në Deçan, e u zhvilluan garat e diturisë në lëndën e Fizikes, për klasat e Vl, Vll dhe Vlll nga shkollat fillore të komunës se Deçanit. Garat u organizuan nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Shoqata e Fizikantëve të Deçanit. Garat ishin nën përkujdesjen e Profesorit Ramë Dobraj dhe arsimtarëve vullnetarë nga shkollat e Deçanit. Garat u zhvilluan në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”. Drejtori i shkollës Hamid Qorraj, u përkujdes për sigurimin e materialeve për testet e nxënësve dhe ofrimin e hapësirave për zhvillimin e garës në kushte sa me komode. Gjatë procesit të garës, nxënësit i vizitoj drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, ku ju uroj nxënësve suksese dhe falënderoj drejtorin e shkollës Qorraj, për ofrimin e kushteve komode për zhvillimin e garës tanimë tradicionale, falënderoj Profesorin Dobraj për organizimin e garës, gjithashtu falënderoj drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për përkrahjen në mbarëvajtjen e garës.

Vazhdojnë garat e Diturisë javën tjetër.

Në garë kanë marrë pjesë:

– 20 nxënës nga klasat e 6-ta

– 19 nxënës nga klasat e 7-ta dhe

– 20 nxënës nga klasat e 8-ta

Këta janë nxënësit fitues në garën e fizikës

Klasa e VI

  1. Gretna Gjocaj sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

  2. Diellza Hulaj sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

  3. Teuta Loshaj sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

Klasa e VII

  1. Orgesa Ramosaj sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

  2. Arsa Bajraktari sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

  3. Eris Shabanhaxhaj sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

Klasa e VIII

  1. Egzon Idrizaj sh.f.m.u. “Ardhmeria”

  2. Eliza Jasiqi sh.f.m.u “Lidhja e Prizrenit”

  3. Arnisa Dervishaj sh.f.m.u. “Esad Mekuli”

Shkollat pjesëmarrëse në garat komunale nga lënda e fizikës

  1. Sh.f.m.u “Heronjtë e Dukagjinit”

  2. Sh.f.m.u “Rexhep Kadrijaj”

  3. Sh.f.m.u “Lidhja e Prizrenit”

  4. Sh.f.m.u “Esad Mekuli”

  5. Sh.f.m.u “Dëshmorët e Vokshit”

  6. Sh.f.m.u “Sylë Alaj”

  7. Sh.f.m.u “Dëshmorët e Kombit”

  8. Sh.f.m.u “Bajram Curri”

  9. Sh.f.m.u “Kuvëndi i verrave të Llukës”

  10. Sh.f.m.u “Dëshmorët e Baballoqit”

  11. Sh.f.m.u “Drita”

  12. Sh.f.m.u “Ardhmëria”

  13. Sh.f.m.u “Faik Konica”

  14. Sh.f.m.u “Isa Boletini”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …